Mali i Zi ndalon transmetimin e emisioneve të 20 mediave ruse

11 Korrik 2024 | 22:39

Autoritetet malazeze ndaluan të enjten transmetimin e programeve të 20 mediave ruse, përfshirë shërbimin ballkanik RT (ish Russia Today ) dhe Sputnik.

Me këtë vendim, Podgorica zyrtare vazhdon të veprojë në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në masat monitoruese ndaj Rusisë, për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Të gjithë transmetuesit u urdhëruan të ndërpresin programet e mediave ruse dhe të pezullojnë çdo marrëveshje për transmetimin ose shpërndarjen e përmbajtjes së tyre.

Shkelja e këtyre detyrimeve dënohet me gjobë deri në 40 mijë euro, sipas informacioneve të Agjencisë për Media Elektronike të Malit të Zi.

Ndërsa delegacioni i BE-së e përshëndeti përafrimin me politikën e tyre të jashtme, zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova e cilësoi veprimin e Podgoricës zyrtare si armiqësore.

“Vendimi i qeverisë malazeze është akt armiqësor i censurës së pa maskuar dhe këto veprime armiqësore nuk do të kalojnë pa një përgjigje të duhur”, tha zëdhënësja Zakharova.

Ndalimi i mediave ruse nisi pasi Rusia filloi sulmin e saj në Ukrainën fqinje në shkurt të vitit 2022. Dy muaj më vonë, Mali i Zi iu bashkua sanksioneve evropiane, por gjithashtu ndaloi transmetimin e disa shërbimeve të RT (ish Russia Today ) dhe Sputnik.

Që atëherë, qeveria e ka zgjeruar listën, kështu që ajo tani përfshin shtatë shërbime.

“Rusia i përdor të gjitha këto media për të përhapur qëllimisht propagandë dhe për të kryer fushata dezinformuese, duke përfshirë agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës”, tha zyra e Bashkimit Europian në Podgoricë.

Për ta kundërshtuar këtë, BE-ja ka pezulluar transmetimet dhe licencat e disa mediave të mbështetura nga Kremlini që përhapin dezinformata. Ajo vendosi gjithashtu sanksione ndaj organizatave të medias dhe individëve përgjegjës për propagandë dhe dezinformim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026