“Mali i Zi në rrezik”, eksperti: Çfarë mund të ndodhë nëse votojnë “Srebrenicën”
Mali i Zi do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të Rezolutës që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, tha të enjten kryeministri malazez Milojko Spajiç, duke nxitur reagimin e partive pro serbe e pro ruse, që janë pjesë e koalicionit të tij qeveritar.
Eksperti Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse kryeministri malazez merr vendimin që të votojë rezolutën kundër gjenocidit serb në Srebrenicë ai rrezikon të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, pasi do të hasë në kundërshtimin e partive proserbe me të cilat qeveris.
“Spajiç e ka frikën në amendamentin e dytë, në moscenimin e marrëveshjes së Dejtonit… këto ndryshime reflektohen në terren në një konflikt mes popujve dhe njëkohësisht frika mbetet tek ekspansioni i një konflikti që mund të vijë. Mandiç që është proserb, ia bëri me dije Spajiç që nuk duhet të vazhdojë të mbështesë një rezolutë të tillë se konteksti dhe reflektimi politik do jetë një goditje dhe sipas asaj që është thënë mund të kemi zgjedhje të parakohshme. Duke iu referuar një statistike ku prirja e komunitetit serb dhe një pjesë të atij malazez në drejtim të ngritjes së nacionalizmit është shumë i lartë. Mbi 45 për qind e komunitetit malazez duan të kthehen në unionin Serbi-Mali i Zi dhe nëse një gjë e tillë vetëm se implementohen në krijimin e një bazamenti politik është një goditje e rëndë për NATO, se po i mundësohet Serbisë, respektivisht Rusisë dalje të detin Mesdhe”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mali i Zi kundër Serbisë për Srebrenicën, Spajiç: Votojmë për të dënuar gjenocidin
- Mali i Zi arreston ish-kryeprokurorin special
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë