Malltezi në burg dhe situata në PD, gazetarët raportojnë nga terreni
Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla ka raportuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Tiranës, aty ku ende nuk ka mbërritur Jamarbër Malltezi, i arrestuar këtë të shtunë në aeroportin e Rinasit, menjëherë pasi u kthye nga Mynihu.
Budlla tregoi se situata në Drejtorinë e Policisë është e qetë dhe ende nuk ka pasur lëvizje.
Blloku i sigurisë, siç raporton gazetari Eni Ferhati është te rruga “Mine Peza”.
Ndërkohë, në selinë e Partisë Demokratike ndodhej gazetarja Raziela Myslymaj e cila tha se ka shumë gazetarë të pranishëm për shkak dhe të interesit të mediave. Kujtojmë se Sali Berisha ka lajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 21:00.
Për këtë të fundit është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje.
Flamur Noka ishte ndër eksponentët e parë të PD-së që mbërriti në seli, pasuar nga Klevis Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)