Malta mposht Shqipërinë, nis turneu evropian i verës në basketboll për femra
Ka nisur turneu europian i verës në basketbollin për femra në qytetin e Korçës, ku marrin pjesë Shqipëria, Malta, Andorra e Qipro.
Ndeshja e parë e kombëtares kuq e zi U16 ishte ndaj vajzave të Maltës, të cilat dukshëm dominuan dhe fituan ndeshjen.
Për trajnerin e maltezeve kjo ishte një fitore e pritur edhe pse vlerësoi ekipin shqiptar.
“E fituam ndeshjen e parë sepse askush nuk njeh skuadrat kundërshtare, ne bëmë goxha mirë edhe pse Shqipëria është një skuadër e fortë, urojmë të vazhdojmë kështu. Fuqia është fryma e grupit, 5 luajnë e 7 të tjera janë gati të luajnë,” tha Sandro Farrugia.
Trajneri i vajzave shqiptare ia faturon emocioneve gabimet e bëra gjatë ndeshjes. Sektori me problematik rezultoi sulmi.
” Ndeshja e sotme ishte me shumë emocione për vajzat. E filluan goxha të emocionuara dhe filluan me gabime. Këto na kushtuan lojën, u munduam ta ndryshonim mbrojtjen, sulmi ishte pjesën e dytë që nuk ecën. Gabime të ndryshme në sulm, organizatoret nuk e udhëheqen lojën. Shpresoj që nesër mos bëjmë një lojë si kjo e sotmja,” tha Aleksandër Temo.
Demo vlerëson aktivitetin e zhvilluar në Korçë që bën bashkë disa ekipe basketbolli dhe thyen kufijtë.
“Kjo është një event mjaft i rëndësishëm për Shqipërinë e këto vajza. Sidomos që organizohet këtu. Është përvojë e jashtëzakonshme. Kanë vetëm 10 ndeshje si U16. E vlerësoj që u bë këtu dhe uroj që vazhdimësia të jetë ne favorin tonë,” – u shpreh ai.
Turneu do të zgjasë disa ditë, deri në shpalljen e ekipit fitues.
LEXONI GJITHASHTU:
Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)