Mandati i Shqipërisë në OKB, Barbullushi: Gati për konsultim me opozitën
Qeveria është e gatshme të konsultojë me opozitën prioritetet e Shqipërisë në mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurisë së OKB.
Kështu u shpreh Odeta Barbullishi, këshilltarja e kryeministrit Edi Rama në emisionin RinON në Euronews Albania. Ajo tha se këto prioritet janë ato që kanë qenë në vazhdimësi të rolit të Shqipërisë në rajon dhe elementë të rëndësishëm të politikës së jashtme në vite.
“Kemi përgatitur një material strategjik me prioritete në mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurisë së OKB. Këto janë proritete që kanë qenë vazhdimësi e rolit të Shqipërisë në rajon, janë edhe elementë të rëndësishëm të politikës sonë të jashtme në vite. Ky dokument është konsultuar me disa faktorë, dhe jemi gati ta konsultojmë edhe me opozitën”, tha Barbullushi.
Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD, Gentian Gaba e cilësoi një moment të rëndësishëm për Shqipërinë që duhet të shfrytëzohet pasi është bërë shumë punë para se të arrihet deri këtu.
Ai tha se opozita është e hapur për të diskutuar për çështje të interesit kombëtar, të sigurisë dhe paqes në rajon, por theksoi se më rëndësishmja është që këtë pozicion Shqipëria ta shfrytëzojë siç duhet.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve