Mandati i Xhaçkës| Bardhi thirrje SPAK: Mos-zbatimi i vendimeve të GJK, vepër penale
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thënë se deklaratat e kreut të Grupit të PS, Bledi Çuçit, për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, e çojnë vendin drejt mosbindjes civile.
Komentet Bardhi i bëri pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të PD-së, ku tha se nëse deputetët vendosin të injorojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese (konkretisht për mandatin e Olta Xhaçkës), atëherë sipas tij, vendi është në diktaturë, pasi ka humbur parimi i balancimit të pushteteve.
Ai gjithashtu i bëri thirrje SPAK të hetojë për këtë rast, pasi sipas tij, moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është vepër penale.
“Nëse deputetët kanë vendosur të injorojnë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, praktikisht ne jemi në diktaturë, kanë rënë parimet e shtetit ligjor dhe kjo deklaratë e thënë me lehtësi në publik nga përfaqësuesi më i lartë i mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, praktikisht e çon vendin në kushtet e mosbindjes civile.
Nëse secili prej nesh e lë në vlerësimin e tij nëse do të duhet të zbatojë apo jo një vendim gjykate, këtu ka rënë sistemi i balancimit të pushteteve. Sot kryetari i PD mbahet prej më shumë se 200 ditësh në arrest për shkak se pretendohet se nuk ka zbatuar një vendim gjykate.
Ndërsa Rama përmes përfaqësuesve të tij në Kuvend, me lehtësinë maksimale për t’i ardhur në mbrojtje shkeljes së ligjit nga një shoqja apo shoku jonë siç Çuçi tha sot në deklaratë, jo vetëm që nuk kanë pasoja të ngjashme, por me arrogancë ja thonë këtë opinionit publik si gjënë më normale.
Prandaj thirrja ime shkon në emër të grupit të PD për SPAK ‘moszbatimi i vendimeve të GJK është vepër penale’. Kjo vepër penale është konsumuar nga përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës dhe unë pres të ndiqet i njëjti standart. Nuk mund të ketë një drejtësi për opozitën dhe Berishën dhe një tjetër drejtësi për Ramën e mazhorancës. Vendimet e GJK janë vetë Kushtetuta e Republikës”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion