Mandati i Xhaçkës| Debat në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Injoruat Kushtetuesen

17 Shtator 2024 | 10:13

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, kryeqendër e diskutimeve ka qenë mandati i ish-ministres Olta Xhaçka.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali se vendimi për dërgimin e manadtit të Xhaçkës në Komisionin e Venecias injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dytë që keni vendosur të hidhni në erë Gjykatën Kushtetuese, duke minuar në këtë mënyrë edhe bashkëjetesën me opozitën. Ne i jemi referuar Kushtetutës dhe drejtësisë për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë të drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese,” -u shpreh Bardhi.

Sipas tij, kjo është një taktikë e cila synon të shpejtojë mandatin me procedurë dhe se në thelb Komisioni i Venecias është mjeti për ta realizuar këtë qëllim, pasi në vetvete ky komision është një organ këshillimor dhe nuk ka efekt detyrimor.

“Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shumë mirë se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur. Kjo është propagandë pasi veprimet e juaja po na pamundësojnë detyrën. Nuk ka ndodhur kurrë që Kuvendi të mos zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ju kërkoi që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohë në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpëtojë mandatin me procedurë. Këtu nuk ka të bëjë me individin pasi për ne ikën një Xhaçkë dhe vjen një tjetër, këtu ka të bëjë me parimet kushtetuese.” -tha më tej kreu i grupit parlamentar të PD.

Sakaq opozita i ka kujtuar mazhorancës në mbledhje reagimet e SHBA dhe Be për mosdërgimin në Kushtetuese të mandatit të Xhaçkës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026