‘Manifesta’ këtë vit shkon në Prishtinë
Manifesta, Bienalja Evropiane e Nomadëve, shkon në Prishtinë ketë vit.
Edicioni i 14-të i Bienales gjatë 100 ditëve premton aktivitete të shumta kulturore dhe artistike. Zyrtari për mediat në Manifesta 14 Prishtina Dardan Hoti rrëfeu në një intervistë për gazetaren e Euronews Albania Greta Topjana, se është edicioni i parë qe po mbahet në Kosovë, dhe përgjatë këtyre ditëve çdokush që viziton Kosovën do të mund të shijojë ekspozitat, instalacionet, përformancat etj.
Z.Hoti tha se do të jetë një event i madh i përhapur në 25 hapësira të ndryshme në të gjithë Prishtinën.
“Në hapjen zyrtare do të jenë të pranishëm presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti për fjalimet në hapje dhe më pas do të ketë një performancë muzikore nga një grup muzikor nga Holanda, një performancë nga banda “Prishtina All Stars”, do ketë artistë si Elina Duni, Fatime Kosumi, Edona Vatoci, Shpat Deda, Genc Aliu dhe emra të tjerë të mirënjohur të estradës. Ky edicion i 14-të i Manifestës do të përfshijë 103 pjesëmarrës, ku ndër to 38% janë artistë lokalë dhe 18% janë nga Ballkani Perëndimor.”, tha ai.
Ai tregoi se në Prishtinë kanë ardhur rreth 250 gazetarë të cilët kanë shfaqur interes për të ndjekur evenimentin, por presin 50 mijë deri në 100 mijë vizitorë përgjatë 100 ditëve. Z.Hoti theksoi se presin shumë vizitorë sepse për të gjitha aktivitetet hyrja është falas për të gjithë.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen