Manipulimet në zgjedhje, avokati Gashi: Pse BE ka dështuar t’i bëjë presion Serbisë
Zgjedhjet në Serbi kanë ngjallur debat në arenën e politikës rajonale, pas rizgjedhjes së presidentit Vuçiç. Në një lidhje live, në Euronews Now, avokati Tom Gashi, e ka komentuar këtë ngjarje si vazhdim të ngërçit mes Serbisë dhe Kosovës, ku ‘fajtore’ ngelet BE-ja.
Sipas tij, Bashkimi Europian ka dështuar në tentativën për t’a shtyrë shtetin serb që të vendosë paqen me Kosovën.
“Vuçiç do të jetë edhe për një kohë të gjatë ‘alpha’ dhe ‘omega’ e asaj se çfarë po ndodh në Serbi. Ajo që neve na intereson është se Bashkësia Kombëtare ka dështuar tërësisht që të bëjë presion tek ai, që t’a detyrojë atë që fillimisht të normalizojë situatën me shtetin e Kosovës.”-tha ai.
Gjithashtu Gashi tha se BE duhet ta vendosë Serbinë përpara dy zgjedhjeve, të ketë synim unionin, ose të ndjekë aleatin e saj rus. Faktin që nuk po arrihet të vendoset një zgjidhje për konfliktin Serbi-Kosovë, ai e sheh shkakun tek interesat që ndërkombëtarët mund të kenë në Serbi.
“Sigurisht që kemi edhe interesa ekonomike, të amerikanëve dhe të Bashkimit Evropian, që i kanë bërë në Serbi dhe ndoshta janë mëkatet fillestare që janë bërë që në vitin 1999, që t’a lejojë kështu Vuçiç të bëjë çfarë të dojë në një shtet”, tha Gashi.
Për këto 25 vite, sipas avokatit, Serbia është ‘përkëdhelur’ nga ndërkombetarët, duke dështuar në raport me rivendosjen e marrdhënieve normale mes dy shteteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera