Manja dhe Noka debat në Kuvend: Vidhni zgjedhje, bëni para dhe vidhni të tjerat

21 Shtator 2023 | 14:34

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputeti Flamur Noka kanë debatuar në sallën e Kuvendit sa i takon pensioneve.

Kjo nuk ishte tema e vetme që nxiti ngritjen e toneve, derisa kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla tërhoqi vëmendjen.

Pjesë nga debati:

Noka: Pa më thuaj Ulsi me 96 dollarë çfarë mund të bësh? Si e përballon jetën e një muaji? 100 dollarë u duhen ilaçe, ti u jep 96 gjithsej. Mendoni vetëm për zgjedhjet e ardhshme, vidhni një palë zgjedhje, bëni para dhe vidhni të tjerat. E nise më Shukriun ti Ulsi, ti ishte ideatori i skemës së vjedhjes. I jepni rrogë sa 100 pensionistë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sepse duan ta blejnë atë se u duhet për votime. Ndaj duhet të kesh cipë që të skuqesh e zverdhesh që të mos thuash këto që thua. Të jeni të sigurt se ngordhja po u vjen politikisht.

Manja: Flamur kam një pyetje, të dielën zgjedhjet janë të lira dhe demokratike sipas kësaj që fole ti këtu? E shtrove pyetjen pse Kukësi duhet të na japë votën ne? Po është e thjeshtë sepse të kanë provuar ty, e ktheve në bajrak privat. Ti pyet pse duhet të na e japin ne? Sepse u ke ardhur në majë të hundës. Kuksianët të shkojnë të qetë të votojnë

Nikolla: O çuna, nuk ka për replikë

Noka: Je edhe për të qesh edhe për të qarë. O Ulsi rrugën  Kombit kush e bëri dhe kush e taksoi? Rrugën e Dibrës, kush e bëri? Dil më thuaj një investim që ke bërë? Vende pune? Po u ke krijuar në Angli…. hajdut!

Nikolla: Ndërpritet fjala, po flisni jashtë procedure, uluni në vend

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026