Manja kallëzon në SPAK drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

24 Maj 2022 | 12:11

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në SPAK drejtoreshën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi si e përfshirë në skema abuzimi.

Manja pasi dha detaje nga skema e korrupsionit të zbardhur nga hetimi disa mujor nga njësia Antikorrupsion, u shpreh se tani është koha e SPAK që të kryejë hetime.

“Abuzime në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Hetimi disa mujor nga Njësia Anti-Korrupsion. Kallëzimin do e depozitoj në SPAK. Tani e ka SPAK në dorë të thellohet. Ish-pronarët të dëmtuar në këtë skemë abuzimi. Në skemën e kompensimit financiar ka dyshime për abuzime dhe korrupsion, duke nisur nga niveli drejtues”, u shpreh Manja në një konferencë për mediat.

Ministri tha se në këtë hetim janë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë.

“Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës”, tha Manja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, vizitoi këtë të enjte në Spitalin e Traumës efektivët e Policisë së Shtetit që...
17:03 | 02/07/2026

Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat...
16:58 | 02/07/2026

Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani

Protesta e zhvilluar këtë të enjte përballë Kuvendit, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ka lënë pas disa të...
16:40 | 02/07/2026