Manja për aksidentin në Durrës: Shumë shpejt paketë ndryshimesh në Kodin Rrugor dhe Penal

5 Maj 2026 | 11:00

Është mbajtur këtë të martë mbledhja në Komisionin e Ligjeve, ku në nisje të fjalës kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, u ndal te aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Manja theksoi se ngjarja ka prekur thellë opinionin publik dhe çdo prind, ndërsa shtoi se autori duhet të marrë ndëshkimin e merituar sipas ligjit ndërsa bëri të ditur se Partia Socialiste do t’i drejtohet Kuvendit me një paketë propozimesh për ndryshime në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal, me qëllim forcimin e masave ligjore në raste të ngjashme.

“Ngjarja e rëndë ka prekur shumë ndjeshmëri, tek çdo shqiptar por edhe tek çdo prind. Ai është një njeri që do duhet të marrë ndëshkimin e merituar sipas ligjit. Bashkohem me ngushëllimet për familjet. Por ky Komision ka përgjegjësinë që këtë shqetësim ta përkthejë në ndryshime ligjore. Së bashku me disa kolegë të mazhorancës do t’i drejtojmë Kuvendit shumë shpejt me propozime për ndryshime në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal”, u shpreh Manja.

Ai shtoi se nuk duhet të pritet ndodhja e ngjarjeve të tilla për të ashpërsuar ligjet, por të identifikohen boshllëqet ekzistuese në legjislacion.

“Nuk duhet të ndodhin ngjarje të tilla për të ashpërsuar masat, por të adresohen boshllëqet ligjore”, tha ai.

Në përfundim, Manja e cilësoi ngjarjen si shumë të rëndë në aspektin njerëzor dhe shtoi se autori duhet të marrë ndëshkimin maksimal të parashikuar nga ligji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e kësaj të premteje qarkun e Elbasanit, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta, të...
15:44 | 03/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika

Sipas burimeve nga Policia e qarkut Vlorë sapo është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika. Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së...
15:06 | 03/07/2026

Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës

Një call center është zbuluar nga policia në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Lidhur me këtë operacion janë arrestuar 4 persona....
14:03 | 03/07/2026