Manjani: Edhe SPAK dhe GJKKO kërkuan rritje page

5 Shkurt 2026 | 22:01

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se edhe gjyqtarët e GJKKO dhe prokurorët e SPAK kanë kërkuar rritje të pagave.

Ai tregoi se kërkesa e gjyqtarëve lidhet me ndryshimin e ligjit në vitin 2023, që sipas tyre sjell pasoja financiare dhe pengon rritjen progresive të pagave për këtë kategori.

“Kërkesa e gjyqtarëve për pagat lidhet me heqjen e referencës së pagave të gjyqtarëve nga ajo e drejtorit të përgjithshëm në Këshillin e Ministrave me atë të presidentit të republikës. Kjo pasi pagat e shërbimit civil rriten më shpesh se paga e presidentit… I është bashkuar edhe SPAK dhe GJKKO. Kjo kërkesë do t’i prekë edhe ata, edhe vetë Gjykatën Kushtetuese qe ka rrogën më të lartë se presidenti”, tha Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026