Maqedonci ngre shqetësimin: Trupat serbe në kufi me Kosovën kërcënojnë stabilitetin

12 Dhjetor 2023 | 09:32

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka ngritur shqetësimin për përqendrimin e trupave serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai është takuar me  shefen e operacioneve aktuale, të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, të cilën e ka njoftuar për dislokimin e trupave serbe përreth kufirit me Kosovën.

“Theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, ka deklaruar Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, tha se do të vazhdojnë me përkushtim të koordinohen dhe të bashkëpunojnë ngushtë si ministri me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

“Ritheksova faktin se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofroj kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë”, tha ai.

Sipas tij trajnimet e përbashkëta me forcat aleate, ngritja e kapaciteteve të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim, investimet në personel e pajisje janë hapat që kanë ndërmarr në përmbushjen e synimeve.

Bëhet e ditur se sherfja e operacioneve te Natos shprehu vlerësim të lartë për profesionalizmin e treguar nga ana e Policisë së Kosovës në menaxhimin e sulmit të 24 shtatorit, e po ashtu theksoi se NATO ka rikonfimuar mbështetjen për KFOR-in dhe Kosovën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026