Maqedonia e Veriut i dhuron tanke të vjetra Ukrainës

29 Korrik 2022 | 17:14

Maqedonia e Veriut i ka dhuruar tanke Ukrainës, të cilat, sipas Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes janë tanke të gjeneratës së tretë, dhe duke marrë parasysh zhvillimin e teknologjisë, ato konsiderohen jo konkurruese.

Autoritetet nuk kanë saktësuar se sa tanke i janë dhuruar Ukrainës, por bëjnë të ditur se në periudhën në vijim duhet të shpenzohen mjete edhe për asgjësimin e tankeve tjera që i kanë në dispozicion, pasi ato konsiderohen të padobishme për ushtrinë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, si një anëtare e besueshme e NATO-s, në përputhje me aleatët dhe partnerët e saj, duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe të drejtën e vetëmbrojtjes së Ukrainës, duke dënuar ashpër agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, vendosi dërgimin e ndihmës për Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, me sasi të burimeve materiale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Maqedonia e Veriut i ka dhuruar më parë Ukrainës pajisje mjekësore dhe ndihma tjera për popullatën civile.

Në deklaratën e ministrisë, thuhet se Maqedonia e Veriut në periudhën e ardhshme do të transformojë, përkatësisht do të shpërbëjë batalionin e tankeve dhe do të fillojë ngritjen e kapaciteteve moderne kundër tankeve.

Gjithashtu, thuhet se është në vazhdim e sipër projekti i prokurimit të mjeteve të blinduara të lehta, sipas marrëveshjes së vitit 2019 ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Maqedonia e Veriut që në ditët e parë të agresionit rus i ka dhënë mbështetje qeverisë në Kiev, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa ka mbështetur të gjitha vendimet për sanksione ndaj Rusisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Sipas...
13:29 | 24/06/2026