Marku: Takimi i fundit me Kadarenë, isha me profesorin belg, e adhuronte shkrimtarin
Akademiku Mark Marku ka rrëfyer në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania takimin e fundit me shkrimtarin e ndjerë, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë ditën e sotme.
Marku tha se në takimin e fundit me shkrimtarin, shkoi bashkë me një profesor belg që e adhuronte Kadarenë.
Ai tregoi se takimi zgjati rreth një orë dhe shtoi se profesori belg e cilësonte Kadarenë si një nga shkrimtarët më të mëdhenj në historinë botërore dhe donte t’i merrte një autograf atij.
“Unë e kam takuar me një profesor belg që e adhuronte Kadarenë. Kur erdhi në Shqipëri më kërkoi që ta takonte Kadarenë. Kishte ‘Pallatin e Ëndrrave’ në frëngjisht dhe donte ta takonte të merrte një autograf, pasi për atë ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të historisë botërore. E takuam te Juvenilja, qëndruam rreth 1 orë.
Para 3 muajsh unë isha në Bruksel me një program Erazmus dhe do jepja disa leksione, siç e kërkon ajo dhe kolegu im që ishte i komunikimit më tha a mundet të japësh, sepse kishte folur me profesoreshën e letërsisë bashkëkohore në universitet që të jepja një leksion për Kadarenë.
Shkova dhe lash një leksion, zgjodha ‘Pallatin e Ëndrrave’ për ta trajtuar dhe i kërkova profesoreshës, i thashë a mundet meqënëse leksionin do e bëj për pallatin e ëndrrave, a mundet t’u rekomandoj studentëve që ta lexojnë veprën? Patjetër tha, ke 10 ditë kohë. Kur shkova në leksion pjesa më e madhe e kishin lexuar. Më thanë faleminderit që na bëre që të lexonim një vepër kaq të jashtëzakonshme, që pjesa më e madhe nuk e kishte njohur”, tha Marku.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë