Marrdhëniet me Malin e Zi dhe mosnjohja e Kosovës, çfarë deklaroi Vuçiç nga Tivati

9 Tetor 2024 | 08:52

Serbia kurrë nuk ka gabuar për Malin e Zi, as taktikisht dhe as strategjikisht, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke iu drejtuar gazetarëve në Tivat, ku mori pjesë në një drekë pune në një takim të nismës Brdo-Brioni.

Vuçiç deklaroi se do ta respektojë kërkesën e presidentit të Malit të Zi dhe nuk do të kthejë mbrapa deklaratat e “politikanit nga e kaluara, Milo Gjukanoviç”, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhënie të mira me Malin e Zi, por nuk do të lejojë askënd ta trajtojë atë si një thes grushti.

Vuçiç u tha gazetarëve pas takimit të Procesit Brdo-Brioni se meqenëse të gjithë “ishin të kënaqur me vizitën e presidentit kroat Zoran Milanoviç tek njerëzit e tij në Donja Lastva”, ai së shpejti do të vizitojë serbët në territorin e Malit të Zi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, me komente ironike “janë këto marifete nga Mynihu”, ai tha se çështja e dyshtetësisë është çështje e brendshme e Malit të Zi.

Duke folur për akuzat për importim të votuesve, ai pyeti se si nuk e kishte problem ardhjen e votuesve nga Bruklini për të votuar për pavarësinë e Malit të Zi.

Më tejkur është pyetur nga gazetarët për njohjen e republikës së Kosovës, preSidenti serb është përgjigjur se ky shtet, sipas tij nuk ekziston.

“Republika e Kosovës” nuk ekziston, as sipas të drejtës publike ndërkombëtare, as sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe as sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit malazez të TV “E. “, i cili përdori termin “Republika e Kosovës”.

“Nuk më shqetëson që ju të gëzoheni dhe të provokoni duke thënë “Republika e Kosovës”, imagjinoni se po ju flas për “Republikën e Gusinjes” apo “Republikën e Pljevljes”… As kjo nuk ekziston. Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë

Pesë turistë gjermanë humbën orientimin pasditen e sotme në zonën e prapme të Karaburunit, në një terren të vështirë dhe të thepisur. Pas njoftimit të...
08:42 | 19/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush, në bashkinë Vau i Dejës. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë dëgjuar...
08:01 | 19/07/2026

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026