Marrëveshja e mineraleve, Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë

26 Shkurt 2025 | 18:31

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se do ta presë homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyn, në Uashington të premten, mes negociatave për një marrëveshje që do t’i japë Shteteve të Bashkuara qasje në mineralet e rralla të Ukrainës.

“Presidenti Zelensky do të vijë të premten, kjo tani është e konfirmuar”, tha Trump të mërkurën, në mbledhjen e parë të kabinetit të tij.

Sot u bë e ditur se Ukraina ka rënë dakord për një marrëveshje që i lejon Shteteve të Bashkuara qasje në burimet e saj natyrore, një marrëveshje madhore që vjen mes përpjekjeve të shumta diplomatike për t’i dhënë fund luftës së plotë trevjeçare të Rusisë kundër Kievit.

Marrëveshja, një kopje të së cilës e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, nuk adreson disa pyetje kyçe dhe lë shumicën e detajeve për t’u qartësuar përmes një marrëveshjeje të ardhshme.

Ajo nuk përmban garanci specifike të sigurisë nga SHBA-ja për Ukrainën, një kërkesë kyçe nga Kievi. Marrëveshja gjithashtu nuk përcakton nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë furnizimin me pajisje ushtarake dhe municione për Ukrainën.

Teksti i marrëveshjes fillon duke theksuar se Uashingtoni “ka ofruar mbështetje të konsiderueshme financiare dhe materiale për Ukrainën që nga pushtimi i plotë i Rusisë”.

Megjithatë, nuk përmendet kërkesa e mëparshme e Uashingtonit për të drejtën mbi 500 miliardë dollarë të ardhura të mundshme nga qasja në pasuritë minerale të Ukrainës, që ishte përfshirë në një draft të mëparshëm të marrëveshjes.

Kjo ishte një pikë që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e kishte cilësuar në mënyrë të përsëritur si të papranueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

 Trump do të njoftojë rikthimin e Turqisë në programin F-35

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet t’i komunikojë Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë samitit të NATO-s në Ankara se është i gatshëm të rikthejë...
13:03 | 07/07/2026

Zelenskyy mbërrin në Turqi: Punë e rëndësishme na pret në Ankara

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shpërndarë në “X’ pamjet nga moment i mbërritjes në Ankara. Ai shihet me bashkëshorten e tij teksa ulen nga avionic...
12:25 | 07/07/2026

“Është një mik dhe një lider i respektuar”! Samiti i NATO-s, Trump: Po shkoj në Ankara për shkak të Erdoganit

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një nga arsyet kryesore të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s në Ankara është takimi me presidentin turk,...
12:07 | 07/07/2026