Marrëveshja e Ohrit, dramaturgu serb: Është pozitive, por erdhi nga presioni
Shkrimtari dhe dramaturgu serb Nenad Prokiç komentoi në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania, marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se kjo marrëveshje është diçka pozitive, pavarësisht se është bërë nga presioni i ndërkombëtarëve.
Ai tha gjithashtu se edhe pse kanë rënë dakord për marrëveshjen udhëheqësit nuk u pëlqen shumë kjo gjë, pasi sipas tij për udhëheqësit ballkanik paqja është diçka e dyshimtë
“Pa presion nuk bëjmë asgjë, ndaj ishte hapi i parë pozitiv për të parë ditë më të mira në të ardhmen. Ky qytet, Beogradi, ku gjendem tani, në dy mijëvjeçarët e fundit është shkatërruar dhe rrethuar 138 herë, që do të thotë mesatarisht çdo 15 vjet. S’është territor shumë i lumtur. Sigurisht, ishte nga presioni. Sepse nuk u pëlqen paqja. Paqja është diçka e dyshimtë për udhëheqësit e vendeve ballkanike.
Nuk dinë si të sillen gjatë periudhave të paqes, nuk mund të bëjnë biznese, nuk mund të bëjnë asgjë që duan, ndaj kanë frikë. Gjithsesi, mesazhe të bukura, është shumë e rëndësishme të thuhen mesazhe të bukura. Mendoj se ky është hapi i parë drejt diçkaje më të mirë. S’është më situata për të dëgjuar vetëm mesazhe të këqija prej tyre, tani mendoj se janë të detyruar të bëjnë diçka ndryshe nga periudha pararendëse”-tha Nenad Prokiç.
LEXONI GJITHASHTU:
- Matjet e Barometrit/ Si po shkojnë gjërat në vendin tonë? Shqiptarët të ndarë në mes
- Deputeti socialist i Vlorës: Dritan Leli nuk ishte në të njëjtin ritëm me PS
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë