Deputeti socialist i Vlorës: Dritan Leli nuk ishte në të njëjtin ritëm me PS

14 Prill 2023 | 19:37

Deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Ilir Metaj tha në emisionin RinVote në Euronews Albania se kryetari aktual i bashkisë Vlorë, Dritan Leli nuk ka qenë në gjendje të bashkërendonte punën me qeverisjen qendrore.

Sipas tij, qeveria socialiste ka bërë investime të shkëlqyera në Vlorë, që nuk janë ndjekur siç duhet nga qeverisja lokale.

“Si qytetar i Vlorës nga nuk jam shkëputur asnjëherë kam vënë re që investimeve të shkëlqyera që qeverisja e PS ka bërë në Vlorë nuk është mundur t’i bashkërendohet e njëjta punë nga qeverisja vendore, qoftë në mirëmbajtje, pastrim, gjelbërim, promovim. Qeverisja vendore ka detyrimin që në raste të caktuara të jetë edhe ajo e ndjekura në projekte të caktuara në bashkinë që drejton. Qeverisja vendore e Vlorës ka pasur ngërçe për të qenë një ndjekëse e mirë, por ka pasur probleme të theksuara për të qenë dhe një e ndjekur e mirë”, tha Metaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026