Marrëveshja për emigrantët, zv. kryeministri italian: Respekton ligjin e BE
Nga pranvera e vitit 2024, emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane do të transferohen në Shqipëri.
Zv. kryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka deklaruar se kjo marrëveshje e respekton ligjin e Bashkimit Europian duke hedhur poshtë pretendimet se menaxhimi i emigrantëve është i paligjshëm.
“Marrëveshja e nënshkruar me shtetin shqiptar është në përputhje me të gjitha ligjet e BE-së. Është shumë e ndryshme nga marrëveshjet e tjera që janë arritur nga vendet e tjera. Ajo sigurohet që personat që nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë të drejtë të hyjnë në Itali mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës,” – u shpreh Tajani.
Komisioni Evropian ka thënë se ka kërkuar më shumë informacion në lidhje me detajet e marrëveshjes.
Të martën, kreu i Partisë Demokratike Elly Schlein tha se marrëveshja “duket në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar dhe evropian”.
Seksioni italian i Amnesty International ka thënë se marrëveshja ishte “ilegale dhe e pavlefshme”.
“Njerëzit që shpëtohen në det nga autoritetet italiane, përfshirë ata që kërkojnë strehim në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të transferohen në një shtet tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe situatat individuale,” – deklaroi Amnesty.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë