Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, eksperti i punësimit: Duhen parë sesi do zbatohen
Eksperti i punësimit Erion Muça u shpreh në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se janë lajme të mira marrëveshjet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës për lejet e qëndrimit dhe punësimin.
“Vendimi në parim lehtëson punësimet në dy vende lidhur me një sërë profesionesh apo zanatesh. Një nga pikat e fundit që është në diskutim, është njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore, për pensionet dhe aksidentet në punë”, u shpreh z. Muça.
Ai nënvizoi se nismat për leje qëndrimi apo edhe punësim duhet të ndërmerren në të njëjtën kohë dhe jo një e nga një, siç është vonesa për njohjen e sigurimeve shoqërore.
“Ne do duhet të presim sa të bëhet marrëveshja aktive për të ndjekur më pas mekanizmat që do ta shoqërojnë atë drejt rezultatit”, tha ai, teksa shtoi se duhet të informohemi sesi do të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë
- 16:53 Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
- 16:49 Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin