Marrin përmasa alarmante zjarret në Delvinë: Digjen 11 shtëpi dhe kisha në Senicë

25 Korrik 2025 | 16:03

Një zjarr që fillimisht dukej i lehtë për t’u menaxhuar në zonën e Kalasë në Delvinë, ka marrë përmasa alarmante duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në fshatin Senicë.

Flakët, të favorizuara nga era e fortë, kanë përfshirë 11 shtëpi dhe kanë shkrumbuar kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit, një monument kulture i kategorisë së parë. Forcat zjarrfikëse janë përpjekur ta vendosin situatën nën kontroll, por puna e tyre është vështirësuar nga terreni i thepisur dhe malor.

Infrastruktura e dobët e fshatit ka ndikuar negativisht në ndërhyrjen e shpejtë, pasi rrugët e ngushta kanë penguar hyrjen e automjeteve zjarrfikëse në afërsi të vatrave të zjarrit.

Për frenimin e përhapjes së flakëve janë angazhuar edhe dy helikopterë, të cilët kanë operuar nga ajri që prej ditës së enjte, deri në momentin kur errësira dhe kushtet e motit kanë bërë të pamundur vijimin e ndërhyrjes ajrore.

Pavarësisht përpjekjeve, zjarri është riaktivizuar gjatë natës për shkak të erës së forte.

Sipas kryeplakut të fshatit Senicë, situata mbetet e vështirë. Janë djegur gjithashtu edhe sipërfaqe të mëdha pyjore, ndërkohë që në rrezik janë edhe disa banesa të tjera. Fshati, që dikur numëronte rreth 100 shtëpi, aktualisht ka vetëm 10 banesa të banuara, pasi pjesa më e madhe e popullsisë është shpërngulur drejt Greqisë.

Autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente janë në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve të cilat janë aktive dhe në fshatrat Vergo dhe Kopaçez, si dhe po rrezikojnë banesat në Palavli.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026