Martina Pajollari akuzon policinë për presion
Gjykata e Korçës ka lënë në qeli Martina Pajollarin, e cila dyshohet të jetë bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços së bashku me tre të arrestuarit e tjerë.
Ajo mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, ndërsa akuzoi policinë se e ka vënë në presion kur ka dhënë deklaratën para grupit të hetimit.
Avokati i dy të akuzuarve Valter dhe Edlir Mollaj, i pyetur nga Euronews Albania se a ka diçka të diktuar në deklaratat e dhëna deri më tani, është shprehur se ka dyshime se deklarata e Martina Pajollarit dhe Bleti Angjos janë të influencuara, pasi të dy kanë dhënë deklarata të ndryshme, dy herë të cilat ecin në një vijë, çka në gjykimin e tij si avokat do të thotë influencim.
Avokati tregon se ka qenë kërkesa e tij për sigurimin e provës, sepse kishte dyshime se Martina Pajollari mund të largohej nga vendi, e ne këtë formë gjykata ka vendosur arrestimin e 18-vjeçares.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq