Masakra “Panda”, eksperti i sigurisë: Vuçiç mund të merret si i pandehur
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç mund të thirret si dëshmitar në lidhje me masakrën “Panda”, të ndodhur 25 vite më parë në një kafene në qytetin e Pejës, ku u vranë 5 gjimnazistë serbë.
I ftuar në Euronews Albania, eksperti i sigurisë Bedri Elezi, tha se ky zhvillim është një hap pozitiv, pasi dhe vetë serbët lokal po e kuptojnë se kanë në krye të shtetit një kriminel lufte.
Elezi theksoi se masakra dihet botërisht se u krye nga shërbimet sekrete serbe, për të akuzuar më pas UÇK-në, por tashmë sipas tij ka ardhur koha që të mbajnë përgjegjësi personat që e urdhëruan një krim të tillë.
Ai shtoi se nëse Vuçiç merret në cilësinë e dëshmitarit, nga hetimet shumë shpejt mund të kalojë dhe si i pandehur në këtë çështje pasi në kohën e ngjarjes ishte ministër i Informimit në qeverinë e atëhershme të “Bashkimit Kombëtar” të Mirko Marjanoviçit.
Në prononcimet e tij mediatike Vuçiç e ka rekomanduar veten si dëshmitar duke u mburrur në media për njohuritë e tij “tronditëse” për “Panda”.
“Në aspektin e dejtësisë ky është sinjali më i mirë i mundshëm që vjen nga Beogradi në lidhje me përgjegjësinë e këtij rasti shumë të rëndë. Ne e kemi ngritur shqetësimin se ky rast është bërë nga strukturat e sigurisë së Serbisë, por tani është kërkesa e vetë serbëve lokal për të vendosur presidentin serb përballë përgjegjësisë në të cilin duket se është implikuar. Ky rast ëshë një sinjal se vetë serbët lokal aty e kanë kuptuar se në krye të tyre është një kriminel lufte dhe e dinë që është i përfshirë në këtë çështje. Dëshmia e tij mund të shndërrohet në një pozitë ku vetë presidenti i Serbisë mund të jetë në krahun e të pandehurit dhe mund të akuzohet për pjesëmarrje ose mbështetje të operacionit “Panda”, ku u vranë të rinjtë serbë për të akuzuar më pas UÇK-në. Ajo që ka ndodhur dihet tani, por duhet të zbulohen personat përgjegjës”, tha Elezi.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote
“Mos e shkel gjakun e lirisë” – Protestë para selisë së Vetëvendosjes në Shkup
Një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, sot vendos diaspora në 30 misione diplomatike
- 20:51 Mbyllet pjesa e parë, Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”
- 20:24 Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, sot në protestë vetëm 2 mijë pjesëmarrës
- 20:01 Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
- 19:32 Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
- 19:28 Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë
- 19:22 Trump ndan videon e krijuar me inteligjencë artificiale, në këngë përmendet 45 herë mbiemri “Trump”