Masat e SPAK pa autorizimin e Kuvendit, Kushtetuesja shtyn vendimin për Berishën

19 Nëntor 2024 | 12:59

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë vendimin lidhur me ankimin e kreut demokrat Sali Berisha, i cili kërkon shpalljen anti-kushtetuese të masave të dhënë nga SPAK, pa autorizimin e Kuvendit.

Bëhet fjalë për masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” të cilat SPAK i aplikoi ndaj ish-Kryeministrit, pa iu drejtuar më parë Kuvendit për autorizim. Berisha i shpërfilli këto masa duke i cilësuar si anti-kushtetuese, përderisa ato i kufizonin të drejtat si deputet.

Pikërisht lidhur me këto dy masa të SPAK, Kushtetuesja pritet të shqyrtojë sot dhe të shprehet nëse Prokuroria Speciale ka zbatuar ose jo Kushtetutën.

Më herët Berisha përmes mbrojtësve të tij ligjorë kërkoi që nga trupa që do të merrte në shqyrtim çështjen e tij të përjashtohej gjyqtarja Marsida Xhaferllari, bashkëjetuese e deputetit Enkelejd Alibeaj.

Përplasjet mes Berishës dhe Alibeajt përbënin thelbin e kërkesës së avokatëve të ish-Kryeministrit që kërkonin përjashtimin nga trupa të Xhaferllarit, duke e cilësuar gjyqtaren si në konflikt interesi. Kushtetuesja e rrëzoi këtë kërkesë të avokatëve të Berishës.

Për të njëjtën çështje Kushtetueses iu drejtuan kohë më parë deputetë të opozitës, por kërkesa e tyre nuk u shqyrtua nga Gjykata.

Pasi ish-kryeministri shpërfilli masat e para të sigurisë të vendosura nga Prokuroria Speciale,  SPAK iu drejtua Kuvendit duke i kërkuar autorizimin, por me kërkesën për masën e sigurisë “arrest shtëpie” ku prej 11 muajsh Berisha është i izoluar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)

Një plagosje me armë zjarri ështe regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës. Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth otës 21:15 në lagjen...
08:08 | 18/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026