Mashtrimet dhe korrupsioni me mikrokreditë, distancohet Shoqata e Mikrofinancave
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dënon praktikat korruptive që kanë ndjekur shoqëritë MCA dhe Final me praktikat e kredive. Në një njoftim për shtyp, shoqata shkruan se distancohet nga kjo skemë.
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj distancohen nga Shoqëritë e Mbledhjes së Kredive, të cilat kanë mashtruar dhe zhvatur klientët e tyre.
Duke iu referuar ngjarjeve të fundit me shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final, kjo shoqatë thotë se anëtarët i binden Kodit të Sjelljes dhe të Praktikave të Mira, miratuar me Vendim të posaçëm të Asamblesë së Anëtarëve, dhe në këtë kuadër nuk adoptojnë dhe as ndjekin praktika të paligjshme apo joetike në veprimtarinë e tyre.
“Çdo anëtar vepron në përputhje me kuadrin legjislativ, për të shmangur abuzimin, zhvatjen dhe keqpërdorimin e situatës së vështirë financiarë të qytetarëve, të cilat shkaktojnë probleme të thella ekonomiko-sociale në vend”, shkruhet në njoftim.
Hetimi i Prokurorisë ka zbuluar të dhëna tronditëse për mënyrën se si kanë operuar që prej disa vitesh shoqëritë MCA dhe FINAL, të cilat pasi kanë blerë kreditë e këqija në banka, kanë mashtruar qytetarët duke i shtrënguar ata të marrin kredi të reja, duke u bllokuar pronat dhe llogaritë bankare.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump