Mashtrimi me mikro-kreditë nga MCA, guvernatori Sejko: Kemi pezulluar licencën

21 Maj 2024 | 15:30

Shoqëria financiare MCA po hetohet për mashtrim dhe zhvatje të qytetarëve përmes kredive. Licenca e këtij instituconi me 16 mijë klientë është pezulluar nga Guvernatori i Bankës Qendrore, ndërsa kjo e fundit është thirrur për të dhënë shpjegime në Kuvend.

“Në vitin 2022, pas konstatimit se rekomandimet nuk ishin zbatuar dhe nuk ishin adresuar problamikat Banka e Shqipërisë pezulloi ushtrimin e veprimtarisë së kredidhënies, përfshi dhe blerjen e kredive të reja për të cilat ishin licencuar. Në ekzaminimin e fundit në dhjetor 2023 BSH ashpërsoi masat që ndonëse e klasifikuar si pezullim e vendoste MCA-në në kushtet e revokimit faktik të licencës”, tha Sejko.

MCA ka blerë një pjesë të portofolit të kredive të humbura nga bankat e nivelit të dytë dhe skema që ka ndjekur më pas, ka nisur me bllokimin e pronave, kreditim me interesa shumë të larta, dhe përfshirja përmbaruesve. Ankesat janë bërë nga vetë klientët në bankat tregtare, në media, e madje një pjesë e tyre edhe në Bankën e Shqipërisë.

“Kjo kompani ka 15.944 klientë kredimarrës. Nga këta 90% e tyre kanë marrë vendim gjykate, ose që janë në proces përmbaruesish. Në total kompania MCA ka blerë portofole me një vlerë 9.6 mld lekë është, nga të cilat është rekuperuar 10% e këtij portofoli. Në total pranë nesh janë bërë 85 ankesa janë bërë ndaj këtij subjekti”, tha Sejko.

Guvernatori tha në Komsionin e Ekonomisë se në fund të vitit 2023, kanë bërë kontroll, dhe kanë parë devijim, por nuk kanë pasur informacion që Prokuroria po hetonte këtë shoqëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026