Masivizimi i turizmit shtrenjton jetesën për banorët e Venecias

17 Shtator 2021 | 15:09

Pavarësisht se pandemia u bë rutinë dhe një realitet i ashpër, jeta në Venecia vazhdon. Qindra turistë vizitojnë sërish qytetin lagunë dhe u japin shpresë venecianëve se ka një të ardhme. Kur qendra e famshme turistike është rimbushur me artdashës dhe adhurues të karnavaleve, vendasit po e braktisin atë.

Pesë vjet më parë Venecia kishte rreth 67 mijë banorë dhe sot kanë mbetur 50.000 prej tyre. Turizmi masiv e bën jetën në qytet jashtëzakonisht të shtrenjtë për vendasit dhe kjo është një nga arsyet pse Venecia po braktiset.

“Për 4 vjet ne kërkuam një shtëpi në Venecia. Ishte zhgënjyese. Ju nuk kërkoni që ata t’ju japin para, ju nuk doni të shkoni në hënë. Vetëm një shtëpi në qytetin ku keni lindur. Kemi gjetur një apartament në një ishull tjetër, në Murano”, thotë Giovanni De Ponte, ndërtues anijesh.

Shtëpitë në Venecia paguhen më lehtë nëse merren me qira brenda natës. Edhe një ndalesë njëvjeçare në turizëm nuk ka qenë në gjendje ta ndryshojë atë. Sidoqoftë, ekziston një plan i ri: të kufizohet numri i turistëve, me një sistem rezervimesh. Ky plan pritet të prezantohet verën e ardhshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026