Max Verstappen niset i pari në Jeddah

8 Mars 2024 | 20:30

Kampioni në fuqi dhe Red Bull fituan pole position në provat zyrtare të Saudi Arabian Grand Prix, ndërsa Oliver Bearman impresionoi në debutimin si zëvendësues i Carlos Sainz në bordin e Ferrarit. Lideri i klasifikimit për pilotë u mjaftua me dy xhiro për kohën 1m 27.472s, 0.3 më e shpejtë se Ferrari i Charles Leclerc.

Ferrari i Bearman u duartrokit në debutimin e 18-vjeçarit i cili u fut në sesionin e dytë por u eleminua nga 10 të parët për vetëm 0.036s. I njëmbëdhjeti ti në klasifikim por jo keq për një pilot që u thirr vetëm disa orë përpara fillimit. Sergio Perez që fitoi një vit më parë në Arabinë Saudite u rendit i treti.

I ndjekur nga Aston Martin dhe Fernando Alonso që la pas dy makinat McLaren të Piastri’t dhe Norris. Në rradhën e 4 u renditën makinat Mercedes ndërsa Lewis Hamilton humbi edhe një herë duelin me Russell në skuderi.

Yuki Tsunoda iu përgjigj shumë mirë nervozizmit të Bahrain Grand Prix duke lënë jashtë jo vetëm Ricciardo’n por edhe la pas edhe Lance Stroll që u rendit në vendin e 10’të. Kjo është rradha e plotw e nisjes nw Arabinë Saudite, garë e cila do të vijë sërish në ekranin e EuroNews, të shtunën nga ora 18:00.

1. Verstappen (Red Bull) 1’27″472
2. Leclerc (Ferrari) 1’27″791
3. Perez (Red Bull) 1’27″807
4. Alonso (Aston Martin) 1’27″846
5. Piastri (McLaren) 1’28″089
6. Norris (McLaren) 1’28″132
7. Russell (Mercedes) 1’28″316
8. Hamilton (Mercedes) 1’28″460
9. Tsunoda (Racing Bulls) 1’28″547
10. Stroll (Aston Martin) 1’28″572
11. Bearman (Ferrari) 1’28″642
12. Albon (Williams) 1’28″980
13. Magnussen (Haas) 1’29″020
14. Ricciardo (Racing Bulls) 1’29″025
15. Hulkenberg (Haas) s.t.
16. Bottas (Sauber) 1’29″179
17. Ocon (Alpine) 1’29″475
18. Gasly (Alpine) 1’29″479
19. Sargeant (Williams) 1’29″526
20. Zhou (Sauber) s.t.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024