Mbahet koncerti madhështor për kurorëzimin e Mbretit Charles, William prek me fjalët
Festa në Britanië të Madhe ka vijuar edhe në fundjavë. Mbrëmjen e djeshme u organizua koncerti në Kështjellën Windsor kushtuar mbretit të sapo shpallur Charles III.
Katy Parry, Take That, Lionel Richie e shumë të tjerë ishin artistët e ftuar në koncertin ku morën pjesë 20 mijë fansa. Edhe mbreti dhe mbreteresha ishin aty dhe e shijuan koncertin.
Në skenë u ngjit edhe Prince William i cili u shpreh se është krenar për babanë e tij dhe se do t’i shërbejë me devotshmëri. Charlotte dhe nëna e saj, Kate, Princesha e Uellsit, kënduan së bashku me Perry, e veshur me një fustan ngjyrë floriri, ku performoi këngën e saj hit ‘Roar’.
“Babi, të gjithë jemi shumë krenarë për ty. Dua të shpreh krenarinë dhe mirënjohjen time për miliona njerëz që shërbejnë në forca, në reparte spitalore dhe në komunitetet lokale. Do të doja t’ju përmendja të gjithëve. Shërbimi juaj na frymëzon. Dhe sonte ne festojmë. Unë angazhohem t’ju shërbej të gjithëve, Mbretit, vendit dhe Commonwealth. Zoti e ruajtë mbretin”, tha William
Fundjava e zgjatur e Kurorëzimit vazhdon për britanikët edhe këtë të hënë me eventin që quhet “Big Help Out”. Qëllimi është të përdoret vullnetarizmi për të bashkuar komunitetet .
Të shtunën e gjithë vëmendja ishte në Londër ku Mbreti Charles III vendosi kurorën. Raportohet se mbi 18 milionë njerëz ndoqën live ceremoninë historike ndërsa shumë të tjerë ishin në rrugët e Londrës për të parë më nga afër të gjithë eventin.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 17:22 Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
- 17:19 Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit