Artisti shqiptar krijon portretin e veçantë të mbretit Charles III
Artisti kosovar, Alkent Pozhegu, ka bërë një punim mjaft të veçantë në qytetin e Gjakovës. Ai ka mundur të krijojë krijuar portretin e Mbretit Charles III.
Pozhegu, realizoi portretin e mbretit Charles III përmes një kombinimi të grurit, orizit, farave të lulediellit, misrit dhe thjerrëzave.
Ky punim i veçantë ia artistit kosovar vjen në ditën kur në Londër u mba ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Mbreti Charles III është kurorëzuar në Westminster Abbey nga kryepeshkopi i Canterbury, Justin Ëelby.
Kryepeshkopi vendosi kurorën 360-vjeçare të Shën Eduardit në kokën e monarkut përpara se të deklaronte: “Zoti ruaj Mbretin!”
“Mbreti i mbretërve dhe zot i zotërve, bekoje, të lutemi, këtë kurorë, dhe kështu shenjtëro shërbëtorin tënd”- tha mes të tjerash Ëelby.
Një sërë udhëheqësish fetarë, duke përfshirë Vincent Nichols, Kryepeshkopi Kardinal Katolik i Ëestminsterit, kanë ofruar një sërë lutjesh dhe urimesh për mbretin. Përfshirja e një prifti katolik është domethënëse pasi një pjesë e madhe e betimit të kurorëzimit është shkruar rreth mbështetjes së besimit protestant pas përçarjes së Henry VIII me Romën dhe ndarjes fetare që pasoi në Angli dhe më gjerë që pasoi.
Në ceremoni morën pjesë 100 krerë shtetesh, mbretër dhe mbretëresha nga e gjithë bota, të famshëm dhe familjarë e miq të Mbretit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 18:38 Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 18:36 Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West
- 18:34 INSTAT: Gratë po plaken më shpejt se burrat, mosha mediane e tyre është 45 vjeç, e burrave 43 vjeç