Mbahet në GJKKO seanca e radhës për Fatmir Mediun, avokatët kërkojnë rrëzimin e akuzave

2 Qershor 2026 | 10:28

Është mbajtur të shtunën seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të marte, për shkak të angazhimeve institucionale, megjithatë u përfaqësua nga mbrojtësit ligjor Henrik Ligori dhe Ardian Visha.

Këta të fundit bënë kundërshtimet, ku pretenduan se nuk ka asnjë veprim individual të ministrit që ta lidhë atë me përgjegjësi penale. Transferimi i përgjegjësive të hallkave tekniko- administrative të shtabit të përgjithshëm, komandave dhe MEICO-s tek ministri, sipas tyre është arbitrar.

Avokatët mbrojtës shtuan se pretendimet e SPAK nuk mbështeten në asnjë bazë faktike të provuar. Seanca e radhës u la në datë 16 qershor, ku ish ministri i mbrojtjes do të vijojë sërish me kundërshtimet.

Ish-ministri Mediu po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026