Mbahet për herë të parë në Tiranë Festivali i Letërsisë Evropiane

13 Dhjetor 2024 | 17:50

Të drejtat e njeriut, çështjet mjedisore, ballafaqimi me të kaluarën, traumat e fëmijërisë, vetëdija, njohja dhe kuptimi i vetes dhe të tjerëve, udhëtimet dhe mendimet e brendshme që përcaktojnë rrugët tona.

Këto janë disa nga temat që do të trajtohen në Festivaln treditor të Letërsisë Evropiane në Tiranë. Ceremonia e hapjes së festivalit u përshëndet nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.

 “Pas diskutimeve me Alessandron, që donte të organizonte diçka, me fokus në letërsinë italiane vendosëm ta zgjerojmë me tre ditë dhe ideja ishte të sillnim autorë evropianë në Shqipëri si mundësi për të promovuar mirëkuptimin e përbashkët të traditave të vendeve të ndryshme evropiane, që është në logjikën edhe të asaj çfarë ndodh politikisht, pasi procesi i zgjerimit, ka të bëjë me afrimin e Shqipërisë me BE.  Është gjithashtu mundësi për të sjellë autorët evropianë dhe për t’u treguar çfarë është sot Shqipëria sepse kuptoj që disa herë kur u flas miqve për Tiranën dhe Shqipërinë nuk e njohin”,- tha Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Ky festival organizohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe ambasadat e Kroacisë, Francës, Greqisë, Italisë, Irlandës e Polonisë.

 “Fillimisht mendova të organizoja një festival të letërsisë italiane, siç Silvio tha. Por më pas ramë dakord për një festival më të gjerë, evropian. Konsiderimi i Italisë si një kulturë e vetme është një lloj paradoksi dhe për më tepër, në botën bashkëkohore nuk mund t’i konsiderosh kulturat kombëtare si të izoluara. Filloi nga një vëzhgim. Duke konsideruar dimensionet e vendit, Shqipërisë, ka vërtet një jetë vërtet vibrante dhe të gjallë të përkthimeve letrare”,-tha Alesandro Ruggera, drejtori i Institutit Italian të Kulturës.

Autorja e parë që prezantoi veprën e saj ishte ajo irlandeze Catherine Prasifka, e cila foli për romanet e saj: “Asgjë nga këto nuk është serioze”” dhe “Kështu e kujtoj unë atë”.

 “Kur përpiqesh të jesh shkrimtare është vetëm pasioni për të shkruar dhe për  letërsinë. Studiova letërsi. Nuk kisha shumë besim kur fillova të shkruaj dhe ndodhi gjatë pandemisë kur nuk kisha çfarë të bëja. Që atëherë kam qenë në udhëtim që nuk dija ku do të shkoja, por jam shumë e lumtur që jam këtu”,-tha Catherine Prasifka, autore.

Një tjetër autor i pranishëm gjatë ditës së parë të festivalit ishte edhe autori grek Christos Armando Gezos.

“Sa herë që vij në Tiranë ndihem në një vend familjar. ‘Balta’ është romani im i parë. Është përkthyer në shqip dhe në frëngjisht. Bën fjalë për një burrë të ri, anarkist, që kërkon të gjejë vendin e tij në botë”, Christos Armando Gezos, autor.

Festivali do të zhvillohet nga data 12 deri më 14 dhjetor 2024, duke promovuar në Shqipëri autorë bashkëkohorë dhe vepra letrare nga e gjithë Europa, me vëmendje të veçantë atyre të përkthyera dhe botuara në gjuhën shqipe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026