Mbajti në skenë flamurin serb, nëna e Rita Orës i jep mesazh këngëtares…

27 Gusht 2023 | 21:24

Vera Ora, nëna e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora e cila është kthyer në një yll të muzikës botërore, ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Rita ishte duke performuar në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged, kur iu hodh nga fansat një flamur i Serbisë.

Këngëtarja e mori flamuri dhe e vendosi në krah, gjest që ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale.

“Rita, M’fal të kom bërtit shume, po me ke bo nervoz! Mos u trullo”, ka shkruar nëna e Rita Orës, e cila duket se e ka qortuar këngëtare.

Vëtë këngëtarja ka reaguar më herët në një deklaratë për mediat ajo ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përket. Rita Ora është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena.

Më tej, Rita tha se ajo është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mosrespekti ndaj popullit të saj.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa  i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita Ora.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026