Mbajti peng dhe dhunoi të riun në Vlorë, kapet në Gjirokastër 30-vjeçari i shpallur në kërkim
Policia ka arrestuar në Gjirokastër një 30-vjeçar të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunimit të një të riu në Vlorë.
Në pranga ra shtetasi R. L., 30 vjeç, banues në fshatin Risili të Vlorës, i cili u kap nga strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me Forcën “Shqiponja”. Arrestimi u bë në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, teksa ai lëvizte me automjet.
Sipas hetimeve, më 21 maj 2026, 30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit B. H. dhe L. K. alias L. L., të arrestuar më herët, kanë marrë me forcë në automjet një 20-vjeçar në Vlorë.
Më pas, i riu është dërguar në një ambient të izoluar, ku dyshohet se është dhunuar me qëllim marrjen e një shume prej 6000 eurosh.
Pas ndalimit, shtetasi R. L. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)