Mbappe rikthehet me dopietë, PSG merr fitoren e parë, Marseja mposht Brest 2-0
PSG ka rrëmbyer fitoren e parë në këtë sezon futbollistik, ndërsa kundërshtari i radhës ishte Lens. Parizienët triumfuan me rezultatin 3-0, ku në këtë përballje shkëlqeu ylli Kilian Mbappe.
Sulmuesi shënoi dy gola për kampionët e Francës. Sfida u zhbllokua në minutën e 45’, me golin e shënuar nga Asensio.
7 minuta nga pjesa e dytë ishte Mbappe që dyfishoi rezultatin, ndërsa në minutën e 90’ shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për PSG e cila ngjitet kështu në vendin e katërt.
Ky rikthim me dy gola i Mbappe, duket se ka ngrohur disi drejtuesit e klubit, ku në mediat franceze thuhet se mund të ketë dhe një dakordësim mes palëve për rinovim. Plani është që Mbappe të shtyjë me 1 vit qëndrimin në kryeqytetin francez.
Situata vijon të jetë ende e paqartë, me Realin i cili është në pritje, ku verën e ardhshme synon ta sjellë Mbappe në Bernabeu. Në përballjen tjetër të së shtunës Marseja triumfoi ndaj Brest me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Mbemba e Sarr, me Marsejën e cila ngjitet në vendin e dytë në kampionat, ndërsa Ligue 1 udhëhiqet nga Marseja, e cila po ashtu ka grumbulluar 7 pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona