Mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri të Vlorës

29 Dhjetor 2025 | 16:48

Kanë mbërritur pajisjet për riparimin e defektit të ujësjellësit të ri të Vlorës. Tre pajisjet nga Stambolli, mbërritën me urgjencë me një avion të kompanisë “Air Albania“.

Vlora vijon të vuajë prej katër ditësh nga mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një avarie të rëndë në linjën kryesore furnizuese. Situata ka shkaktuar pakënaqësi të fortë te qytetarët, të cilët që prej ditës së djeshme kanë dalë në protestë, protesta që kanë vijuar edhe sot.

Gjatë tubimeve janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe tensione pranë disa institucioneve, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ujë.

Lidhur me situatën, pak orë më më parë reagoi edhe Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini. Ajo e ka cilësuar ngjarjen si një fatkeqësi natyrore dhe ka bërë thirrje që situata të mos përdoret për qëllime politike.

“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen,” – është shprehur Mersini.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim

Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës, mazhoranca miratoi me votë propozimin e Taulant Ballës për të kaluar drejtpërdrejt në votimin e...
15:03 | 23/07/2026

Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet në rrugën “Adria”. Rama e ka cilësuar si një nga akset më...
14:17 | 23/07/2026

U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës

Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë ekzekutimin e dënimit me burg për 34-vjeçaren Dorina Sejdini, duke urdhëruar lirimin e saj nga burgu i grave në...
11:20 | 23/07/2026