Mbërritja e Klinton në Tiranë, zbardhet agjenda 2-ditore e ish-presidentit
Vizita historike e presidentit të 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të nisë prej orës 19:00 të pasdites së datës 3 korrik.
Në agjendën e vizitës së Klinton në Shqipëri planifikohet që ai të mbërrijë në Tiranë në orën 19:00 dhe do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë. Në ceremoni, është planifikuar që të ketë pjesëmarrje edhe të qytetarëve të Tiranës.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.
Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.
Kjo është vizita e parë historike e ish-presidentit Bill Klinton, një nga më të dashurit dhe më të njohurit për shqiptarët për rolin tejet të rëndësishëm që ai pati në çlirimin e Kosovës në vitin 1999.
Vizita e Klinton ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Rama që kishte deklaruar se më 4 korrik do të ketë një dhuratë për festën e pavarësisë së SHBA. Ardhja e Bill Klinton ndodh në një moment delikat për shqiptarët në Kosovë, për shkak të situatës së krijuar kohët e fundit në 4 komunat e veriut, por edhe qëndrimeve të forta që kryeministri Rama ka mbajtur ndaj homologut të tij në Prishtinë, Albin Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion