Mbështetja për sportin, Rama kritikëve: Nuk doni t’ia dini për faktet

23 Gusht 2022 | 21:14

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjithë zërave që thonë se sportistët në Shqipëri nuk marrin mbështetje.

Ai ka përdorur si argument deklaratën e Luiza Gegës e cila pohoi se gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj.

“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza:Vrapo më shpejt!” – shkroi Rama në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Mëngjesin e sotëm u zhvillua një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në garën 3000 metra me pengesa në Gjermani.

Luiza Gega parakaloi me një automjet tip ‘Kadillak’ përgjatë bulevardit në drejtim të Kryeministrisë, ku u prit me brohorima dhe entuziazëm nga njerëz të shumë që kishin dalë për ta përshëndetur.

Gega fitoi medaljen e artë duke shënuar kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin

Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve ku u analizua situata e krijuar nga temperaturat...
18:05 | 07/07/2026

Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë

Mungesa e aktiviteti fizik dhe jeta sedentare shpesh shihen si shkaqet kryesore te rritjes së sëmundshmërisë. Raporti i fundit i INSTAT nxorri në pah se...
17:56 | 07/07/2026

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026