Mbeten në burg dy shqiptarët në Itali, u kapën me 15 kg drogë dhe 100 mijë euro

3 Shtator 2025 | 12:25

Dy shtetasit shqiptarë të arrestuar javën e kaluar nga skuadra mobile e Perugias, teksa po shkëmbenin mbi dy kilogramë kokainë të pastër, do të qëndrojnë në burg. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Simona Di Maria, e cila ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Perugias për masën e sigurisë.

Sipas gjykatëses, rreziku për arratisje është shumë i lartë, veçanërisht për më të riun nga të ndaluarit një 25-vjeçar pa precedentë penalë, i cili kishte mbërritur në Itali në mars me vizë turisti. Edhe gjatë momentit të arrestimit, ai tentoi të arratisej. Fillimisht u tregua bashkëpunues me policinë, por më pas nisi të vraponte dhe hodhi një çantë shpine, brenda së cilës ndodheshin mbi dy kilogramë kokainë shumë e pastër. Arratisja e tij zgjati vetëm disa qindra metra, pasi u kap dhe u prangos nga agjentët e skuadrës mobile të drejtuar nga Maria Assunta Ghizzoni.

Shitblerja e sasisë së madhe të drogës përfundoi keq për të dy shqiptarët. Policia jo vetëm që rimori kokainën, e ndarë në pako, por sekuestroi edhe shumën prej 70 mijë eurosh që shqiptari tjetër 35 vjeç, me banim në Siena kishte sapo marrë si pagesë. Brenda makinës u gjetën gjithashtu tre telefona celularë, njëri prej të cilëve i mbrojtur me fjalëkalim. I dyshuari refuzoi të tregonte si hapej pajisja.

Hetimi vijoi në banesën e tij në Castelnuovo Berardenga, ku policia zbuloi rreth 10 kilogramë të tjerë kokainë dhe sasi të tjera parash të fshehura në një ndarje sekrete të një dollapi. Për këtë arsye, përveç arrestimit të 35-vjeçarit, është proceduar në gjendje të lirë edhe bashkëshortja e tij.

Në total, policia ka sekuestruar rreth 15 kilogramë kokainë shumë të pastër dhe rreth 100 mijë euro cash një sasi që tregon qartë përmasat e organizatës kriminale që qëndron pas këtij rrjeti.

Një tjetër detaj shqetësues lidhet me pronarin e makinës me të cilën udhëtonte 25-vjeçari,  bëhet fjalë për një shtetas italian me një listë të gjatë precedentësh penalë, përfshirë edhe një vrasje.

Seanca për vërtetimin e arrestit, i bërë në flagrancë të premten e kaluar në zonën Sant’Enea të Perugias, u zhvillua në gjykatë në praninë e avokates Daniela Paccoi, e cila përfaqëson të dy të ndaluarit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026

Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian

Gjithnjë e më shumë sipërmarrës shqiptarë po investojnë në teknologji, duke i bërë bizneset konkurruese për tregun e Bashkimit Evropian. Në Koplik, Ervin Çeraj grumbullon...
12:38 | 17/07/2026

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026