Mbeti viktimë e konfliktit me armë në Kavajë, 43-vjeçari i dënuar më parë për vrasje

Armand Gosa
29 Mars 2023 | 21:03

Armand Gosa, një prej personave që mbeti viktimë nga konflikti me armë pasditen e kësaj të mërkure në Kavajë, ka qenë i dënuar më parë për vrasje.

43-vjeçari plagosi me kazmë Gent Gjuzin, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

Pasditen e sotme, Rexha u konfliktua me 43-vjeçarin Armand Gosa, teksa të dy humbën jetën.

Konflikti mes tyre nisi 3 ditë më parë dhe u takuan sërish sot për t’u sqaruar. Fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.

Pasi kanë ecur për disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë.

Armand Gosa njihej si një konsumues i alkoolit dhe ka pasur edhe më parë konflikte me persona të tjerë.

Armand Gosa dhe Sali Rexha i kanë ndërruar emrat në gjendjen civile, pasi i kishin Edmond dhe Altin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026