Mbi 100 masakra në 2023-shin, dhuna e armëve kalon çdo limit në SHBA

7 Mars 2023 | 13:50

Shtetet e Bashkuara kanë kaluar numrin e 100 të shtënave në masë që nga fillimi i vitit 2023, një kuotë kjo që tregon koston e rëndë të mosveprimit të Uashingtonit ndaj fenomenit dhe dështimin e ligjeve shtetërore në mbarë vendin.

Amerika e regjistroi numrin e zymtë prej 102 masakrash në javën e parë të marsit, sipas të dhënave të Arkivit për Dhunën e Armëve, që përcakton si masakër ngjarjet ku janë vrarë të paktën 4 persona, pa përfshirë agresorin.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara regjistruan 100 masakra deri më 19 mars, thuajse dy javë nga data e këtij viti. Në vitin paraardhës, 2021, kuota u regjistrua nga fundi i marsit, ndërsa nga 2018-a në 2020-n nuk ka pasur 100 masakra të paktën deri në muajin maj.

“Amerikanët janë të lodhur nga frika se ata ose familjet e tyre mund të bien pre e një masakre. Edhe fëmijët tanë janë të lodhur nga tragjeditë në shkolla”, deklaroi Kris Brown, president i organizatës “Bashkë kundër dhunës së armëve”.

Brown u bëri thirrje liderëve politikë në Shtetet e Bashkuara që të veprojnë, në mënyrë që kjo “tragjedi unike amerikane” të marrë fund.

Pas miratimit vitin e kaluar të ligjit dypartiak për sigurinë e armëve, ka pasur pak veprim në Kongresin e përçarë për përforcimin e legjislacionit, pavarësisht se të shtënat në masë janë shtuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit

Një shpërthim i ciklosporiazës, një infeksion i shkaktuar nga paraziti mikroskopik Cyclospora, është përhapur në më shumë se gjysmën e shteteve amerikane, duke ngritur shqetësime...
09:14 | 11/07/2026

Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike

Mbretëria e Bashkuar po përjeton një vit rekord për temperaturat ekstreme, pasi Zyra Meteorologjike regjistroi 35.2 gradë Celsius në Coton-in-Elms, në Derbyshire, temperatura më e...
09:04 | 11/07/2026

Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë

Një fluturim i Ryanair nga Selaniku i Greqisë drejt Memmingenit të Gjermanisë u detyrua të kthehej menjëherë pas ngritjes, pasi një dritare e avionit u...
08:53 | 11/07/2026