Regjistrohen mbi 2 mijë raste të reja me coronavirus në Shqipëri

13 Janar 2022 | 17:48

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 2,029 qytetarë të infektuar me coronavirus, ndërsa dy persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje në 24 orët e fundit.

Kjo shifër del pas testimit të 7,378 mostrave.

Në Shqipëri janë aktualisht 17,783 qytetarë të infektuar me COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Masat anti-COVID në vendin tonë nuk do të ndryshojnë, edhe pse kjo javë ka shënuar pikun e infektimeve në 2 vjet pandemi.

Vendimi u mor nga Komiteti i Ekspertëve i mbledhur të enjten për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se niveli i masave mbrojtëse është në përputhje me zhvillimet epidemiologjike në vend, ndaj nuk do ketë ndryshme të kufizimeve anti-COVID.

Masat anti-COVID në fuqi në vendin tonë janë ora policore nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, përdorimi i detyruar i maskave në ambiente të mbyllura dhe lejimi i grumbullimeve jo më shumë se 50 persona.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe t’u përmbahen masave anti-COVID.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të marrin dozën e tretë përforcuese.

Aktualisht bota po përballet me valën më të madhe të infektimit nga COVID-19, për shkak të përhapjes së variantit Omicron që ka transmetueshmëri shumë të artë si edhe të festave të fundvitit ku ka pasur grumbullime.

Statistika për datën 13 janar 2022:

Raste të reja ditore         2029

Të shëruar në 24 orë       751

Të shtruar në spitale       130

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 7378

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            8779

Durrës             1434

Fier                 1387

Elbasan           1300

Vlorë                1065

Shkodër          1047

Gjirokastër     777

Berat               573

Lezhë              547

Korçë               502

Dibër                215

Kukës               157

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit që përfshiu pyllin e Sodës, në aksin rrugor drejt plazhit të Zvërnecit....
19:05 | 26/07/2026

Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet. Sipas informacioneve paraprake,...
17:50 | 26/07/2026

Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me...
17:34 | 26/07/2026