Mbi 2 mijë vizitorë në kalanë e Rozafës gjatë shkurtit

3 Mars 2023 | 07:20

Vizitat turistike në kalanë e Rozafës kanë vijuar me ecurinë pozitive gjatë muajit shkurt, duke reflektuar rritje të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj për vitin 2023.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, përgjatë 28 ditëve të muajit shkurt, kalaja u vizitua nga 2 215 vizitorë, ose 469 më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022.

Kalaja e Rozafës është atraksioni kryesor turistik i qytetit të Shkodrës. Edhe viti që lamë pas rezultoi i suksesshëm sa i takon vizitueshmërisë, duke regjistruar shifra në rritje krahasuar me vitet pararendëse, shkruan KosovaPress.

Kalaja e Rozafës është monument historik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatllinjve (shek. XVIII-XIX).

E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të besës legjendare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026

“E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

“Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale

Gazetari Osman Stafa i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me protestën e sotme...
21:19 | 27/07/2026