Mbi 2 miliardë€ Greqisë|Von der Leyen pret Mitsotakis: Do mobilizojmë gjithë burimet

12 Shtator 2023 | 16:11

Komisioni Evropian do të veprojë me shpejtësi dhe do të mobilizojë të paktën 5 burime që ka në dispozicion për të mbështetur Greqinë. Kështu ka deklaruar presidentja Ursula von der Leyen pas takimit me kryeministrin helen Qirjakos Micotaqis, në Strasburg.

Në konferencën për shtyp, zonja Von der Leyen nënvizoi se vendit ballkanas do t’i jepen në total 2.2 miliardë euro për t’u përballur me pasojat e stuhisë “Daniel”.

“Mesazhi im kryesor është se Komisioni do të veprojë me logjikë, shpejtësi dhe me fleksibilitet. Ne do të mobilizojmë të gjitha burimet që mund të përdoren,” – u shpreh Von der Leyen.

Nga ana e tij, kryeministri grek foli për një “takim konstruktiv” dhe falënderoi zonjën Von der Leyen për reagimin e saj të shpejtë.

“Me rëndësi është të mos biem në dëshpërim. Evropa do ta mbështesë vendin tonë dhe unë dua t’ju falënderoj për shpejtësinë me të cilën ju iu përgjigjët kërkesës sime. Ne kemi ngritur tashmë një task forcë që do të punojë për të tejkaluar burokracitë, në mënyrë që burimet financiare evropiane të mbërrijnë në Greqi sa më parë,” – deklaroi Mitsotakis.

Më herët autoritetet greke deklaruan se dëmet e shkaktuara nga stuhia “Daniel” janë të pallogaritshme. Ndërsa sa i takon numrit të viktimave, bilanci dyshohet se është rënduar në 15 të vdekur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026