Mbi 234 mijë emigrantë të regjistruar, brenda 9 marsit KQZ nxjerr listën e votuesve

5 Mars 2025 | 16:43

Është ndalur në shifrën 365,166 numri i kërkesave të emigrantëve shqiptarë për t’u regjistruar si votues nga jashtë në zgjedhjet e 11 majit.

Numri i votuesve të regjistruar të cilëve do t’ju shkojë zarfi me fletën e votimit nga KQZ deri në këto momente është mbi 234 mijë, ndërsa kanë mbetur ende edhe 18 mijë kërkesa të papërpunuara.

Kjo shifër, që nëse do të llogaritet pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, pritet që për 11 majin, të llogaritet rreth 15% e totalit të votuesve që do të marrin pjesë në proces.

Ndërkohë, janë rreth 42 mijë qytetarë shqiptarë në Diasporë, të cilët e kanë kryer procesin e regjistrimit të Platformën e Regjistrimit në KQZ, por për arsye të ndryshme nuk ia kanë dalë ta përmbyllin procesin.

Numri më i lartë i votuesve nga Diaspora i takon qarkut të Tiranës, me rreth 50 mijë votues të regjistruar nga jashtë. Pas Tiranës, vijnë qarqet e Fierit, Durrësit, Elbasanit dhe Korçës që gjithashtu kanë shifra shumë të larta të emigrantëve të regjistruar për të votuar në 11 maj.

Sakaq, regjistrimet më të shumta kanë ardhur nga Italia, me rreth 88 mijë emigrant të regjistruar, duke lënë pas Greqinë me rreth 63 mijë, Gjermaninë dhe SHBA-të.

Kjo pjesëmarrje e diasporës pritet që të ndikoj edhe të pragu i marrjes së një mandati deputeti në pothuajse të gjithë qarqet e vendit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026