Mbi 281 punonjës humanitar janë vrarë gjatë këtij viti, OKB: Është numër rekord

22 Nëntor 2024 | 15:36

Të paktën 281 punonjës humanitar janë vrarë deri më tani gjatë 2024 dhe shumica e tyre janë vrarë gjatë luftimeve në Gaza, ky është një numër rekord punonjësish të vrarë sipas Kombeve Bashkuara.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), kjo shifër tejkaloi rekordin vjetor të mëparshëm prej 280 vdekjesh, i cili ishte vendosur në vitin 2023.

Të paktën 178 punonjës të ndihmës janë vrarë këtë vit vetëm në territoret e pushtuara palestineze, duke përfshirë Gazën, ndërsa 25 kanë vdekur në Sudan dhe 11 në Ukrainë.

Incidente të tilla janë përpiluar që nga viti 1997 nga Aid Ëorker Security Database, një projekt i financuar nga SHBA i drejtuar nga grupi Humanitarian Outcomes me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Humanitarët po punojnë me guxim dhe vetëmohim në vende si Gaza, Sudani, Libani, Ukraina e kështu me radhë. Ata tregojnë më të mirën që ka për të ofruar njerëzimi dhe po vriten në këmbim, në numër rekord,” tha zëdhënësi i OCHA, Jens Laerke.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria

Këtë të mërkurë u raportuan të shtëna me armë zjarri pranë Ambasadës Amerikane në Awkar, në verilindje të Bejrutit, ndërsa ushtria libaneze preu rrugën që...
14:00 | 24/06/2026

BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar

Komisioni Evropian zbuloi të mërkurën masa për t’i mundësuar Europolit, agjencisë ligjzbatuese të BE-së, të përgjigjet më shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj krimit ndërkufitar...
13:52 | 24/06/2026

Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit

Bordi i Paqes për Gazën i Presidentit të SHBA-së Donald Trump do të mblidhet në një vendpushim në Qipro më 30 qershor për të “përshtatur...
13:50 | 24/06/2026