Mbi 48 mijë anëtarë në fondet e pensioneve private, vetëm 5.8% e të punësuarve
3900 anëtare u futën këtë vit ne skemën e pensioneve private, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 48 mijë. Shifra flet për një rritje vjetore rreth 9% të kontribuueseve në këtë skeme.
Fondet e pensionit privat numërojnë mbi 48 mijë anëtarë. Në krahasim me fundin e vitit të kaluar, shënohet rritje me 9% e kontribuuesve në fondet e pensioneve private. Thënë ndryshe, skemës i janë shtuar 3 900 anëtarë të rinj në janar-shtator 2025.
Totali i aseteve neto të fondeve të pensioneve private është 14.3 miliardë lekë, vlerë kjo rreth 11.5% më e lartë se në 2024.
Pavarësisht se ka pasur një rritje të kontribuesve në skemën private të pensioneve, sërish raporti me ata që derdhin kontribute për një pension shtetëror është shumë i vogël. Përafërsisht, vetëm 5.8% e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore kontribuojnë në skemën private.
Pensionet private janë një plotësues i pensioneve shtetërore. Duke derdhur çdo muaj një shumë minimale parash në një fond pensioni privat, individët mund të sigurojnë të ardhura më të larta në pleqëri krahas parave që përfitohen nga pensioni shtetëror.
Fondi i pensionit privat i investon këto para kryesisht në bono thesari dhe obligacione. Nga interesi që fitohet prej investimit të parave në tituj qeveritarë, qytetarët marrin në moshë pensioni paratë që kanë derdhur çdo muaj, plus një pjesë të këtyre interesave. Statistikat zyrtare flasin për një rritje me 16% të investimit në bono thesari dhe obligacione në krahasim me vitin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale