PD mbledh Këshillin Kombëtar, Noka: Protesta e 11 korrikut duhet të jetë madhështore

28 Qershor 2024 | 19:30

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e së premtes Këshillin Kombëtar. Gazetari Ardit Hoxha ka zbardhur detaje nga diskutimet në mbledhje, fokusi i të cilës ishte organizimi i protestës së 11 korrikut.

Deputeti Flamur Noka është shprehur se drejtuesit e PD-se,  Kryesise, Keshillit Kombetar, kryetaret e degeve te kontaktojne me çdo demokrat per ta integruar ne strukture

Ai ka thënë se duhet të takohen veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga Basha, ndërsa ka theksuar se protesta më 11 korrik duhet të jetë madhështore.

“Takoni veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga pengu ( Basha). Protesta e 11 korrikut duhet te jete madhështore sepse jemi e vetmja parti në Europë ku lideri ynë është i burgosur politik pa prove,  fakte dhe akuze. Një regjim autokratik që të asgjësojë opozitën ose burgos liderin ose te nxjerre jashte ligjit ate. Regjimi ka zgjedhur te burgos liderin tone. Degët e PD-se kane  grupet e punëve. Të gjithë në terren. Në fletëpalosje do te jene te gjitha pikat perse i ftojmë qytetarët në proteste. Do te realizohet dhe spoti i cili do te shpërndahet masivisht. Sensibilizimi është shume i rëndësishëm. Kryetaret e degëve, anëtarët e KK që janë pjese e grupeve te punës të jenë ne çdo rruge, takime me qytetare për t’i ftuar ata ne proteste. Ashtu sikundër vepruam ne protestën e 20 shkurtit”, mësohet të jetë shprehur Noka”, mësohet të jetë shprehur Noka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026